Atmosferë fenomenale, por nuk ka gola në pjesën e parë në ‘Fadil Vokrri’

Nuk ka gola në ndeshjen Ballkani – Shkupi, e vlefshme për ‘Play Offin’ e Ligës së Konferencës.
Një përballje fenomenale po zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, por mungojnë vetëm golat, pasi pjesa e parë u mbyll 0:0.

Shkupi nuk e nisi mirë takimin, pasi nga minuta e 3` është me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Xhelail Abdullai.

Ballkani gjatë 45 minutave dominuan ndeshjen, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Përveç ndeshjes, vlen të përmendet atmosfera e zjarrtë në tribunat e stadiumit.

Me të dy tifo-grupet që nuk janë ndalur duke përkrahur lojtarët e tyre.

Rezultati aktual në të dy ndeshjet është 2:1 në favor të skuadrës nga Kosova.

45 minutat e dytë priten të jenë edhe më të ‘nxehta’, pasi aty vendoset se cila skuadër shkon në garat evropiane.

Go to TOP