Shkup e Suharekë i këndojnë Adem Jasharit në ‘Fadil Vokrri’
Në ‘Fadil Vokrri’ po mbretëron atmosferë fenomenale përpara ndeshjes Ballkani – Shkupi.
Ballkani është nikoqirë i Shkupit në kuadër të ‘Play Offit’ të Ligës së Konferencës.
Do të jenë dy skuadra shqiptare që do garojnë me njëra-tjetrën për një vend në garat evropiane.
E atmosfera në stadium përpara këtij super takimi është mbresëlënëse.
Të dy tifo-grupet e ekipeve janë bërë bashkë duke i kënduar Adem Jasharit.
Më poshtë e gjeni videon e atmosferës:
