Pas Tadiçit, Petkoviq kryen një sulm ndaj Rada Trajkoviqit: Je maskotë dhe megafon i Albin Kurtit

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk po mund ta durojë kritikën ndaj regjimi të shefit të tij, Aleksandër Vuçiqit.

Pas Boris Tadiqit, Petkvoviq ka sulmuar ashpër edhe politikanen serbe “Rada Trajkoviqin.

E ka quajtur “maskotë” dhe “megafon të Albin Kurtit”.

“Një gjë është e sigurt – këdo që ajo sulmon, ai me siguri po punon në interes të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Go to TOP