1 shtatori dhe reciprociteti ndaj Serbisë/ Krasniqi: Kështu duhet të jetë ajo ditë
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka zbërthyer ngjarjet që priten të ndodhin më 1 shtator në vendin tonë, ku mes tjerash pritet të fillojë zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, vendim ky i cili ishte shtyrë pas një kërkese të ShBA-së, tri javë më parë.
Megjithatë, sipas Krasniqit, 1 shtatori 2022 për qeverinë dhe shoqërinë duhet të jetë dita e fillimit të vitit të ri shkollor.
Për Krasniqin, paraprakisht duhet të arrihet marrëveshje me Sindikatat vendore e pastaj duhet të organizohet pritja solemne e nxënësve të klasë së parë.
“Pra, 1 shtatori duhet të jetë ditë pune e feste. Jo ditë me shitë mend gjoja se po vendoset ligjshmëria në veri, duke u futur në skemën serbo-ruse të konfliktit. Siç thotë një fjalë e urtë: ‘Jep Zot mend ku s’ka’”, shkroi ai në një postim në Facebookun e tij.
