Motra e Ronaldos bën krahasime për golat me gërshërë të Messit dhe CR7
Katia Aveiro i ka komentuar këto gjëra në një komentim që ka bërë në një faqe të fansave të vëllait të saj
Vitet do të kalojnë dhe bota e futbollit do të vazhdojë me debatin për atë së a ishte më i mirë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi apo Messi është më i mirë se Cristiano kudo që ai do të shkon.
Kapitulli i fundit i krahasimit të tyre u bë të shtunën kur argjentinasi shënoi një gol me gërshërë kundër Clermon, ku PSG fitoi me rezultat 5-0.
Tifozët e lojtarit portugez nuk kanë hezituar për ta krahasuar golin dhe lojën e Messi me golin që Cristiano shënoi sa ishte lojtar i Real Madridit kundër Juventusit në Torino.
Një faqe e tifozëve të Manchester United postuan një fotografi të golit me gërshërë të Cristianos pranë golit të argjentinasit dhe tifozët e të dy lojtarëve shprehën mendimet e tyre, por një person i cili nuk shkoi pa u vërejtur ishte motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro.

“Njëra është goditje nga aksioni kur tjetra gol me gërshërë”, shkruante një koment të cilin e pëlqejë Aveiro.
“ Njëra është kampionatin francez ku kampioni luan kundër skuadrës Clermont, kurse tjetra ndeshje e 1/16-ës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit. Në njërën, lojtari i ka të dy duart në tokë, njëra këmbë është në këmbë dhe ka vetëm pak shkëputje nga toka. Kurse imazhi tjetër ai ka trupin tërësisht lart dhe hapësira që ka trupi i tij me fushën mund ta zë edhe një lojtar aty”.

