32 vjet nga mbyllja e dhunshme e gazetës “Rilindja”

Vendi i punës iu mbyllë 32 vite më parë nga forcat serbe.

Por, dita e shtatë e gushtit gazetarit të gazetës “Rilindja” Ymer Avdiut do ti sjellë gjithmonë ndjenë të keqe.

Avdiu thotë se shqetësim i punëtorëve të Rilindjes në atë kohë nuk ishte për vete, por për Kosovën dhe gazetarinë në vend.

Derisa shton se kontributi i gazetës së parë në shqip, ishte i madh për shtetin gjithmonë.

Fotoreporteri, Ilaz Bylykbashi, që bëri më shumë se 36 mijë shkrepje për gazetën thotë se situata më të vështirë që e përjetoi si pjesë e Rilindjes ishte fotografimi i  familjes Jashari pasi u vranë.

Ky është i zhgënjyer me trajtimin e tyre tash.

Gazeta Rilindja u mbyll përfundimisht më 2002, pas largimit nga Pallati i Rilindjes.

https://youtu.be/MqOOCqdKlVQ
Go to TOP