Berisha: Deliq xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Vuçiq po e sfidon qytetërimin perëndimor

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka konsideruar si një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viktimave të gjenocidit serb në përgjithësi, zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të Kuvendit të Serbisë.

Berisha në një reagim është shprehur se Deliq është xhelati i shqiptarëve të Kosovës, ndërsa Aleksandar Vuçiq po e sfidon qytetërimin perëndimor.

“Në një sfidë të hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiq zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë. Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë”, shkruan Berisha në Facebook.

Go to TOP