Vdekja misterioze e tregtarit të armëve në Tiranë, vjen dorëheqja e parë në nivele të larta

Ndarja nga jeta në Tiranë më 20 qershor e tregtarit polak të armëve Andrzje Izdebski vijon të turbullojë Poloninë.

Mësohet se për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen Piotr Krawczyk kreu i Shërbimit të Jashtëm Sekret Polak “Agencja Wywiadu”.

“Megjithëse zyrtarisht deri më tani nuk jepet arsyeja se kjo dorëheqje e kreut të kësaj agjencie lidhet me vdekjen e Andrzje Izdebski”, thotë gazeta polake Fakt.

E ndërsa Izdebski u shpall në kërkim prej prokurorëve polakë, ai u gjet i vdekur në Shqipëri.

Për largimin e tij duke iu shmangur përballjes me drejtësinë për akuzat e mashtrimit të qeverisë në mos sigurimin e 1241 respiratorëve, është bërë përgjegjës Shërbimi Sekret Polak.

“Ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt dhe nuk  u bë e mundur gjurmimi i tij duke ngritur dyshimin nëse Shërbimi i Jashtëm Sekret Polak ishte në lartësinë e detyrës” , shkruan Fakt.

Në këtë shkrim thuhet se Piotr Krawczyk besohet të ketë dhënë dorëheqjen si pasojë e neglizhencës në trajtimin e kësaj çështjeje.

Kolonel Grzegorz Ma?ecki ish-agjent i Shërbimit Sekret Polak duke komentuar këtë ngjarje deklaroi për gazetën Fakt se:

“Tregtia e armëve që bënte Andrzje Izdebski shpeshherë nuk ishte në bazë të legjislacionit në fuqi. Më pas nga një tregtar ndërkombëtar i armëve u kthye broker në blerjen e respiratorëve. Kjo bëri që të merrte një sasi të madhe parash tashmë jo më në dispozicion të tij. Rrethanat e kushtet si ai vdiq tregojnë se nuk kishte para. Mbase ai e dinte ku shkuan paratë por tanimë me vdekjen ne nuk do të mundemi ta dimë se ku janë”.

Go to TOP