MPJ-ja bjelloruse reagon për situatën në veri: Mbështesim përpjekjet e Beogradit për negociata
Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë përmes një reagimi ka komentuar situatën në veri të Kosovës të krijuar së fundi.
Sipas MPJ-së bjelloruse, de-përshkallëzimi i përkohshëm padyshim që nuk çon në zgj9idhje afatgjate të dallimeve mes palëve.
“Ne mbështesim përpjekjet negociuese të Beogradit si e vetmja mënyrë për të arritur kompromise të pranueshme për të dy palët”, thuhet në reagimin e MPJ-së bjelloruse, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, MPJ-ja e Bjellorusisë i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrin hapa për të balancuar dhe gjetur zgjidhje për dallimet e mbetura dhe sipas tyre, të braktisin hapat e pamenduar dhe diskriminues që mund të minojnë stabilitetin, siç e quajtën ata, të brishtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë se më herët, për situatën në veri ka reaguar edhe presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko, i cili tha se Serbia nuk mund të ulët në disa ulëse.
