Vela: Është koha që BE-ja të sanksionojë veprimet e Vuçiqit

Blerim Vela, shef i stafit në Zyrën e Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Ai tha se mbrëmë Serbia ka marrë mbështetje të plotë nga regjimi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, për eskalimin e situatës mbrëmë në veri.

Vela se Rusia e sheh Serbinë si një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Është koha që Bashkimi Evropian të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, tha Vela.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

Go to TOP