Situata në veri, shefja e UNMIK-ut: Çështjet të trajtohen përmes dialogut
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, po ndjek me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës.
Ajo bën thirrje për qetësi, rivendosje të lirisë së lëvizjes dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.
“Unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i trajtojnë çështjet në mirëbesim përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë për të gjithë”, shtoi Ziadeh.
