Ndalet “uzbuna” në veri, policia demanton 2 a 3 mediat që raportuan për policë të plagosur

Alarmi i gatishmërisë ose ndryshe e njohur si “uzbuna” ka tmerruar sot banorët e qytetit të Mitrovicës, derisa veriu i qytetit vazhdon të jetë në tensione.

Sipas informacioneve të lajmi.net, “uzbuna” është ndalur para pak minutash pas disa orësh zhurmë e thirrje për grumbullim të serbëve matanë urës së lumit Ibër.

Në anën tjetër, vlen të theksohet se përveç bllokadave në pikat kufitare, gjendja në veri është e tensionuar, por janë mohuar raportimet e mediave për të shtëna armësh, zjarrvënie e plagosje.

Kështu kanë thënë nga policia e Kosovës, të cilët janë shprehur se qytetarët dhe mediat nuk duhet të bien pre e lajmeve të rreme.

Go to TOP