Zogaj: Dialogu duhet të trajtohet si ndër çështjet më të rëndësishme
Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se për Kosovën çështja e dialogut me Serbinë duhet të jetë ndër çështjet prioritare.
“Është mirë të thuhet se jemi të gatshëm për dialog. Për Serbinë, Kosova është çështje e hapur dhe ne do të duhej ta trajtonim si ndër çështjet më të rëndësishme”, është shprehur Zogaj për Info Magazine në Klan Kosova.
Zogaj ka thënë se ka një përshtypje nga deklarimet e zyrtarëve amerikanë se Kosova heziton të ecë përpara në procesin negociues.
