E JONA, bashkon bizneset mbarëkombëtare në Gjilan

I ftuar në emisionin e mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova, ishte Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Në këtë intervistë, i pari i Gjilanit ka promovuar panairin mbarëkombëtar “E JONA” i cili për këtë vit shënon edicionin e parë, njofton Klan Kosova.

Panairi “E JONA” që pretendon të shndërrohet në një festë tradicionale në Gjilan, do të organizohet në disa hapësira të qytetit të Gjilanit dhe do të përmbajë në vete panair dhe B2B, panair shitës dhe B2C i shoqëruar me festë të birrës, me festë të verës, me ushqim dhe me koncert festiv për mirëseardhje të diasporës sonë dhe gjithë vizitorëve e mysafirëve të qytetit të Gjilanit.

Go to TOP