Të enjten mbahet seanca plenare e Kuvendit 

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, konform kompetencave të tij kushtetuese, në koordinim me nënkryetarët prezentë dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 28 korrik 2022, në orën 10:00.

Të premten ndërkaq, në orën 10:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet e seancës së ndërprerë më 21 korrik 2022. ​/Kosova.info/

Go to TOP