Ironia në rrjet: Ja kush e mësoi Arben Ahmetajn të jetë ‘i suksesshëm’
Kryeministri Edi Rama shkarkoi një tjetër zyrtar të lartë, duke shtuar spekulimet në rrjet se ai po i jep duart Arben Ahmetajt përpara se të veprojë drejtësia.
Por teksa këto mbeten spekulime, Ahmetaj u largua nga posti i zëvendëskryeministrit i shoqëruar me deklaratën cinike të Edi Ramës se Ahmetaj ka shënuar një sukses spektakolar.
Se pse duhet larguar një njeri që ka arritur suksese spektakolare, këtë e di Edi Rama.
Por ironia në rrjet nuk di të ndalur. Një foto e Ahmetajt me këshilltarin e qeverisë, Toni Bler, po qarkullon së fundmi. Sipas komentuesve, Bler e ka mësuar Ahmetajn si të jetë i suksesshëm.
Në takimet e tij me ministrat e qeverisë, Bler pati theksuar se ai do i mësonte se si të ishin të suksesshëm. Deri më tani, dy ish-ministra të Edi Ramës janë prapa hekurave. Për të paktën tre prej tyre, prangat janë në pritje.

