Kosovari i Interit nënshkruan me Freiburgun

Andi Hoti, zyrtarisht nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës gjermane Freiburg.

Kosovari i cili ishte pjesë e skuadrës së njohur Inter, për një sezon do të luajë në Gjermani në formë huazimi.

Ai me zikaltërit kishte kontratë deri në verën e vitit 2024.

Hoti do të jetë pjesë e ekipit U-23 të gjermanëve, të cilët garojnë në ligën e tretë.

Lojtari shqiptar këtë verë provoi edhe stërvitjen me ekipin e parë të Interit, ku u vu në urdhërat e Inzagit për përgatitjet për nisjen e sezonit të ri.

Go to TOP