E rëndë/ Humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën sot në Itali. 

Mësohet se viktima është i moshës 20-vjeçare. 

Ai është gjetur pa shenja jete në një tokë bujqësore në Falciano del Massico.

Mediat vendase shkruajnë se i riu mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta, por pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Edhe pse është njoftuar ambulanca, ka qenë e kotë përpjekja pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Ende nuk ka informacione për identitetin e tij, por mësohet se ai banonte në zonën e Sparanise.

Go to TOP