Djegia e kashtës s’i pasuron arat, i dëmton ato

Shumë fermerë kanë shprehi djegien e hamulloreve sapo të përfundojnë korrjen e grurit.

Kjo gjë është e rrezikshme por edhe paraqet vepër penale.

Bujqit këtë e bëjnë me qëllim të pasurimit të tokës, por sipas agronomëve kështu veç çka varfërohen vlerat ushqyese. Zjarrvënia e qëllimshme pos e dëmshme, u sjell telashe dhe i lodh edhe zjarrfikësit.

Por kështu nuk do të veprojë edhe Valon Vehapi nga Lipjani që të hënën korri 91 hektarë.

Djegien e hamulloreve nuk do ta bëjë as një fermer tjetër nga Shtimja, që apelon që edhe të tjerët të veprojnë njëjtë. Në vitet e kaluara nga djegia e hamulloreve shpesh janë rrezikuar edhe  shtëpitë e banuara.

https://youtu.be/uQiFmDg9YSo
Go to TOP