Dieta e shpejtë dhe e shijshme, humbni 3 kilogramë në 3 ditë me oriz
Një program i tërë për humbje peshe i bazuar në oriz, i krijuar nga Dr. William Kempner në Universitetin e Durhamit dhe u quajt “Dieta e Orizit”.
Programi specifik daton rreth vitit 1930 dhe vendos orizin si bazë të dietës ditore të personit në fjalë. Pastaj gradualisht bën disa shtesa në fruta dhe perime të ndryshme. Rezultati është humbja e mahnitshme e peshës dhe përmirësimi i shëndetit. Është treguar se dieta parandalon apo edhe trajton sëmundjet e veshkave dhe presionin e lartë të gjakut.
Një filxhan oriz i gatuar (150 gram) përmban 178 kalori. Me fjalë të tjera, një e treta e kalorive që do të merrnit nëse do të konsumonit një sasi ekuivalente viçi ose djathi. Mbani mend… Orizi kaf i papërpunuar është shumë më i mirë se orizi i bardhë i zakonshëm, dhe gjendet shumë lehtë në supermarketet e sotme.
Kohëzgjatja e dietës: 3 ditë.
Humbje peshe: deri në 3 kg.
Ne konsumojmë si më poshtë për çdo ditë:
Oriz: 4-5 vakte nga 1 filxhan oriz secili.
Kos: 200 gr. kos me pak yndyrë i ndarë në vaktet e ditës
Frutat: 2 fruta.
Perimet: 3 racione perime.
Vaktet e mësipërme do t’i hani për 3 ditë, që është edhe kohëzgjatja e dietës.
Pas përfundimit të kësaj diete dhe çdo diete, ne ndjekim një program ushqimor të ekuilibruar dhe të shëndetshëm. Kjo dietë u drejtohet të rriturve.Përpara se ta filloni do të ishte mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

