Maldini konfirmon rinovimin e kontratës me Milanin: Jam i lumtur dhe i gatshëm për të ardhmen
Paolo Maldini ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën e re me Milanin.
“E lamë për minutën e fundit, por ia dolëm dhe jemi gati të planifikojmë një të ardhme me më shumë fitore”.
Sipas burimeve të shumta, duke përfshirë Corriere della Sera dhe MilanNews.it, Maldini kaloi disa orë në selinë e Milanit me avokatët e tij sot duke diskutuar detajet përfundimtare të kontratës që u dërgua vetëm këtë mëngjes.
Më në fund, ai doli në orën 22:20 me orën lokale, pra vetëm 100 minuta para se të përfundonin zyrtarisht kontratat e mëparshme, transmeton Klankosova.tv.
“Gjithçka është e rregulluar. Ne e rinovuam në minutën e fundit, por ia dolëm”, u tha Maldini gazetarëve.
“Ne jemi të lumtur që jemi këtu dhe të gatshëm të planifikojmë një të ardhme me më shumë fitore. Ka kohë, e nisëm pak me vonesë, por do ta rikuperojmë kohën e humbur. Jam shumë i lumtur”.
Marrëveshja duhet të zgjasë deri në qershor 2024.
