Neymar pritet të pensionohet nga Brazili, pas Botërorit të Katarit
Neymar pritet të pensionohet nga kombëtarja e Brazilit, pasi të përfundojë Kampionati Botëror, që do të mbahet në fund të vitit në Katar.
Kështu ka thënë bashkëlojtari i tij, Rodrigo, i cili shtoi se dëshiron që t’ia dorëzoj fanellën me numrin 10.
Sulmuesi i PSG-së, i cili është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Brazilit, pritet të luajë turneun e tij të fundit me kombëtaren e tij në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit, mes raporteve për pension, transmeton Klankosova.tv.
Neymar gjithashtu thuhet se u ka thënë bashkëlojtarëve se kush ka vendosur të trashëgojë fanellën e tij me numrin 10 – një numër që është veshur nga Pelé, Ronaldinho dhe Kaká.
Në një intervistë me PodPah përmes ESPN, Rodrygo zbuloi: “Neymar tha: “Unë tashmë po largohem nga kombëtarja dhe 10 është e jotja”. Unë as nuk dija çfarë t’i thosha”.
“U turpërova, qeshja dhe as nuk dija çfarë të thoja siç duhet. I thashë që duhet të luajë edhe pak, se nuk doja tani dhe gjëra të tjera. Dhe pastaj ai qeshi”.
Ylli i PSG-së bëri debutimin e tij për Brazilin në moshën 18-vjeçare në vitin 2010 – duke shënuar pas vetëm 28 minutash me një goditje me kokë kundër Shteteve të Bashkuara.
Ai ka shënuar 74 gola në 119 paraqitje në të gjitha garat, por nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm me kombëtaren e tij, derisa në vitin 2019 ishte i lënduar kur Brazili arriti ta fitojë Kupën e Amerikës.
