Zjarr në një banesë te “Shkëmbi i Kavajës”, burri nga Kosova përfundon në spital
Një banesë është përfshirë nga zjarri te “Shkëmbi i Kavajës” .
Sipas raportimeve nga Abcnews.al, banesa ishte marrë me qira nga një burrë nga Kosova.
J.S, 43 vjeçar ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po zhvillohen hetime për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit.
