Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi bën thirrje që të respektohet sundimi i ligjit në Deçan

Burimi: OJQ Aktiv

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe rrethit intelektual përmes një komunikate për media shprehën shqetësimin e tyre dhe kërkuan respektimin e ligjit për manastirin e Deçanit dhe deklaratën e kryetarit të këtij qyteteze se një gjë e tillë nuk do të zbatohet kurrë transmiton Kosova.info.

Deklarata e plotë më poshtë:

Ne, të nënshkruarit, jemi të shqetësuar për pasojat negative të vazhdueshme të deklaratës së fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është zotuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë.

Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen. Kushtetuta ofron garancë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garancitë e tilla kanë kuptim vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga subjektet fizike dhe juridike në mbarë Kosovën.

Moszbatimi i aktgjykimeve ligjore çon vetëm në ndjenjë pasigurie për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shërben vetëm si dëmtues i besimit në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste zyrtare publike që të përmbahen nga dhënia e deklaratave që shërbejnë vetëm për dëmtimin e besimit në sundimin e ligjit.

Nënshkruesit

  1. Aktiv
  2. Civic initiatives (Gradjanske inicijative)
  3. Center for Peace and Tolerance
  4. Democracy + (D+)
  5. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  6. Gorazdevac Media Group
  7. Jelena Lončar, Akademike, Universiteti i Beogradit
  8. Kosovo Law Institute
  9. New Social Initiative (NSI)
  10. NGO Be Active 16, Preshevë
  11. Qendra mediale, Çagllavicë
  12. The Future, Bujanoc
  13. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  14. Vjollca Krasniqi, Akademike, Universiteti i Prishtinës
  15. YIHR Serbi
  16. YIHR Kosovë
  17. YUCOM
  18. Valon Arifi, Aktivist qytetar
  19. EMEG Group
  20. Qendra Humane
  21. RTV Kim
Go to TOP