Formacioni zyrtar, Giresse bën pesë ndryshime te Kosova

Kosova luan sonte ndeshjen e tretë në Nations League, kompeticion ku garon në Grupin 2 të Ligës C, ku ka kundërshtarë Greqinë, Qipron dhe Irlandën e Veriut.

Dardanët fituan përballë Qipros në transfertë dhe humbën përballë Kosovës në “Fadil Vokrri”, në të njëjtin stadium ku do të sfidojnë ishullorët në orën 20:45 (Supersport 3).

Trajneri Alain Giresse ka zgjedhur titullarët e sfidës ndaj Irlandës së Veriut. Pesë ndryshime ka bërë trajneri francez krahasuar me duelin ndaj Greqisë, takim ku u ndëshkuan me kartonë të kuq Ante Muric dhe Fidan Aliti.

Formacioni zyrtar

KOSOVA (4-3-3): Ujkani; L. Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrushani; V. Berisha, Dresevic, Muslija; Rashica, Bytyqi, Muriqi. Trajner: Alain Giresse.

Image
Go to TOP