Giresse: Kartonët e kuq ndikuan në humbje

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, thotë se dy kartonët e kuq ndikuan në humbjen e “Dardanëve” ndaj Greqisë.

Giresse beson se skuadra u paraqit mirë por që nuk arriti t’i konkretizoi rastet e krijuara.

“Loja ka shkuar mirë, por nuk i kemi konkretizuar rastet që i kishim. E kemi kontrolluar lojën mirë sa i përket pjesës teknike. Sa i përket rrjedhës së lojës, ndodhi ajo që nuk e kemi pritur. Në fund dy lojtarë u përjashtuan. Këto rrjedhoja ndikuan që të jemi të pafat që të barazojmë rezultatin. Para se gjithash ne përgatitemi për të gjitha ndeshjet në mënyrë maksimale, tani kemi dy lojtarë në mungesë dhe me këto dy mungesa do të tentojmë të adaptohemi sa më mirë dhe të përzgjedhim një njëmbëdhjetëshe që të paraqitemi sa më mirë”, ka theksuar Giresse.

“Padyshim që do të ndikoj te lojtarët që janë të dëshpëruar pasi kemi humbur ndeshjen. Duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës”, deklaroi tutje Giresse.

Go to TOP