Portugalia mposht Zvicrën, 4-0
Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur atë të Zvicrës, me rezultat 4-0, në kuadër të ndeshjeve në grupe, në Nations League.
Golin e parë për Portgalinë e shënoi William Carvhalo, ndërsa të dytin dhe të tretin i shënoi ikona e kombëtares, Cristiano Ronaldo, në vetëm katër minuta.
Në pjesën e dytë u shënoua edhe goli i katërt, nga Joao Cancelo.
Me këta dy gola, Ronaldo sërish ngriti shifrën e golave internacionalë, nga 115 në 117.
