Kosova, femrat, përshëndetet denjësisht nga Kampionati Ballkanik

Kosova, femrat, përshëndetet denjësisht nga Kampionati Ballkanik në Beach Volley – eliminohet në çerekfinale.

Çifti “Dardan”, Melirona Avdullahu/Yllka Jashari – e cila përfaqësoi Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për grupmoshën U20 – e eliminua në çerekfinale të kompeticionit nga dyshja rumune Keresztesi Alexandra/Culda Bianca duke pësuar humbje me rezultat 0-2 (11-21, 18-21).

Dyshja kosovare kthehet në vendlindje me kokën lart, derisa regjistroi një fitore dhe dy humbje nga tri ndeshje të luajtura në këtë Kampionat Ballkanik – të tri takimet i luajtën kundër Rumanisë. /Kosova.info/

Go to TOP