‘Këpuca e Artë’ në Austri, Juventus ‘fërkon duart’ për Vrionin
Giacomo Vrioni shënoi 19 gola në kampionatin austriak, mjaftueshëm për të qenë golashënuesi më i mirë së bashku me Karim Adeyemi që është transferuar te Borussia Dortmund.
Pas huazimit në Austri, sulmuesi shqiptar do të kthehet te Juve, por më pas do të shitet menjëherë. Shumë skuadra të mëdha evropiane janë interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit, ku bie në sy skuadra si Arsenal, Getafe, Groningen dhe Besiktas.
Klubi i Juventusit po fërkon duart, pasi kartonin i tij vlerësohet rreth 4 milionë euro dhe në rast shitje do të mbushte arkat.
