KF Lugina nga Presheva shpallet kampion i Rrethit të Pçinjës dhe ngjitet një kategori më lartë

Skuadra e futbollit, KF Lugina nga Presheva ka arritur një sukses të madh.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Lugina ka fituar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Radniçkit të Vrajës për ta mbyllur kampionatin si lider në Rrethin e Pçinjës.

Nehat Zulfiu realizoi het-trick, derisa Selim Selimi dy gola të tjerë për të vazhduar me Islam Abdullahun e Lavdrim Bilallin që shënuan nga një tjetër në këtë fitore të madhe të preshevarëve.

Me këtë fitore Lugina e mbyll kampionatin në vendin e parë me 48 pikë, sa ka edhe vendi i dytë që mbahet nga Mineralac.

Kësisoj KF Lugina tani ngritët një kategori më lart dhe në edicionin 2022/23 do të luaj në Ligën Zona Jug, aty ku bën pjesë edhe klubi tjetër shqiptar KF Tërnoci.


Go to TOP