Klubet më të pasura në botë, ja kush kryeson listën

Revista “Forbes” ka publikuar renditjen vjetore të klubeve të futbollit më të pasura në botë.

Kriza e thellë ekonomike e vitit të kaluar i ka kushtuar vendin e parë Barcelonës, që tashmë është arritur në krye nga Real Madrid. Të dy klubet spanjolle vlerësohen se kanë një pasuri prej 5.1 miliardë euro.

Sa i përket klubeve italiane, rikthehet në “Top 10” Juventusi, që ngjitet në vendin e 9-të, duke rikuperuar dy pozicione në krahasim me vitin 2021. Klubi bardhezi vlerësohet se ka një pasuri prej 1.2 miliardë eurosh dhe në vitin e fundit ka patur një rritje me 115%.

Edhe Milani rikuperon 2 pozicione dhe ngjitet në vendin e 14-të me një pasuri prej 1.2 miliardë eurosh, duke kaluar kështu Interin që zbret në vendin e 15-të (1 miliardë).

Sa i përket klubeve të tjera që plotësojnë 10-en e parë, konfirmohet gjendja e mirë ekonomike e klubeve të Premier League. Manchester United (4.6 miliardë) zë vendin e tretë, ndërsa Liverpool (4.4 miliardë) vendin e katërt, duke kaluar Bayern Mynih, që ka zbritur në vendin e pestë.

Më pas renditen Manchester City,  Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Tottenham.

Go to TOP