Dy autobusë me nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në Mitrovicë
Dy autobusë me nxënës nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në ekskursion në komunën e Mitrovicës.
Siç mëson Klankosova.tv të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me drejtorin e QKMF-së, Fevzi Sulejmani, i cili edhe ka konfirmuar rastin.
Sulejmani thotë se nxënësit janë nisur për trajtim në Spitalin e Mitrovicës
