Tapa e shampanjës festive i bie në sy, pamundësohet vazhdimi i garës

Fituesi i shtegut Giro d’Italia, Biniam Girmay, u bë çiklisti i parë me ngjyrë që fitoi këtë garë.

Por, festimet shkuan keq për të, pasi gjatë festës me shampanjë, ai u godit me tapën e shishes në sy.

Pas kësaj, Girmay humbi konferencën për shtypë pas garës dhe u dërgua me urgjencë në spital për kontrolle.

“Isha pak i trishtuar me atë që ndodhi me shampanjën dhe bashkëlojtarët e mi ishin pak të frikësuar”, tha ai për BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mjeku i ekipit, Piet Daneels, tha se ekzaminimet mjekësore kishin zbuluar një hemorragji në syrin e majtë të Girmay.

Ai shpjegoi se vendimi për tërheqjen e tij nga garat ishte marrë me synimin për të minimizuar rrezikun e përkeqësimit të problemit.

Go to TOP