Lajçak me kryediplomatin çek: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jam Lipavsky.
Lajçak shkroi në Twitter se me kryediplomatin çek ka folur për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Emisari europian tha se pati një takim të dobishëm me Lipavskyn.
