Fiton Inter, shpallja e kampionit mbetet për xhiron e fundit

Dy gola të Lautaro Martinez, dhe një i Mateo Damian ia mundësuan sonte Interit që të mbetet në garën për titullin e kampionit në Serie A.

Në ndeshjen e parafundit të stinorit, kur radhitet dy pikë prapa Milanit, Inter e mposhti Cagliarin me rezultat 3 -1.

Ishte minuta e 25-të e takimit kur Mateo Darmian pranoi një asistim prej Ivan Perisicit, për të realizuar për 1-0.

Ndërsa dy golat tjerë të neroazzurëve u shënuan në pjesën e dytë, kur Lautaro Martinez (51’) u asistua nga Nicolo Barella, si dhe në minutën e 85-të, pas një asistimi të Roberto Gagliardinit

Golin e vetëm për Cagliarin e shënoi Charalampos Lykogiannis në minutën e 53-të.

Në xhiron e fundit, Inter e pret Sampdorian, derisa Milan është mysafir i Sassuolos.

Go to TOP