Gërvalla e falënderon në gjermanisht emisarin e Berlinit që e përkrah qartazi Kosovën
“Faleminderit për fjalët e qarta!”, ka shkruar kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në falënderimin e saj për mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, mbështetje të cilën e përcolli dje në Prishtinë, emisari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ky i fundit në postimin e tij në Twitter ka thënë se Kosova është zemra e Europës dhe se i përket Këshillit të Europës, duke thënë se Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces.
Për këtë, kryediplomatja gjermane e falënderoi në gjermanisht në profilin e saj në Twitter, duke shpërndarë edhe fjalët e Sarrazinit.
