Zemaj: LDK do të udhëtojë me bashkatdhetarët në çdo hap politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shpërndarë një fotografi të tijën bashkë me kryetarin e këtij subjekti, Lumir Abdixhiku dhe deputetin Anton Quni, derisa shihen se janë duke ecur në rrugët e qytetit Solothurn të Zvicrës.

“LDK do të udhëtojë me bashkatdhetarët në çdo hap politik”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie të publikuar nga Zemaj.

Abdixhiku bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë të LDK-së ishin dje në Grenchen të Zvicrës, në shënim të 32-vjetorit të themelimit të degës së këtij subjekti atje.

Fotografia e publikuar nga Zemaj nuk dihet nëse është realizuar sot apo dje.

Go to TOP