Shormaz: Wagner, trupat paraushtarake ruse, ishin në protestat në Serbi në 2020.

Dragan Shormaz, anëtar i Bordit Kryesor të Partisë Progresive Serbe (SNS), tha se në demonstratat në Beograd në verën e vitit 2020 “disa rusë, anëtarë të ‘Wagner’, morën pjesë në demonstratat në Beograd duke thënë se “është fakt sepse i kemi arrestuar”.

Ai i tha Danasit se kjo flet  se “një numër i madh diplomatësh në ambasadën ruse ishin të përfshirë në veprime kundër interesave të Serbisë”, si dhe se “shërbimet tona kanë informacion për këtë dhe do të ishte e lehtë të reagonim për këtë çështje “.

Më 13 dhjetor 2021, Bashkimi Evropian vendosi në listën e sanksioneve grupin Wagner, i cili është një kompani private ushtarake, pra një formacion paraushtarak.

Sipas Shormazit, është në interesin e Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia duhet të jetë pjesë e një bote euroatlantike moderne, të lirë, demokratike, teknologjikisht të përparuar. Çdo gjë tjetër është një gënjeshtër dhe mashtrim. Qytetarët do ta kuptojnë,” tha Shormaz, duke shtuar se ai zgjodhi “midis vendit tonë në Evropë dhe despotizmit aziatik dominuar nga prapambetja. dhe varfëria./KI

Go to TOP