Gjyqtari kosovar kërcënon gazetarin Arlind Sadiku
Gjyqtari i njohur kosovar në futboll, Mervan Bejtullahu, ka kërcënuar gazetarin Arlind Sadiku para fillimit të ndeshjes Gjilani-Drita.
Ishte vet Sadiku, ai i cili ka informuar publikun se Bejtullahu e kishte kërcënuar në ambientet e brendshme të stadiumit.
“Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu”, i ishte drejtuar Bejtullahu gazetarit Sadiku.
Ditë më parë Arlind Sadiku kishte publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, duke aluduar për disa gabime në ndeshjen Prishtina-Dukagjini nga ana e Bejtullahut.
Mervan Bejtullahu i cili ndodhej në Gjilan në cilësinë e gjyqtarit kryesor në VAR ishte shpallur në vitin 2020 si gjyqtari më i mirë kosovar.
Po ashtu, Sadiku ka treguar se për rastin është informuar delegati i ndeshjes dhe Policia e Kosovës.
