Pistat për pastrimin e parave të politikanëve, kokave të krimit dhe oligarkëve shqiptarë që po rrezikojnë Kosovën përmes sistemit bankar?

Raportet e fundit ndërkombëtare (SHBA-BE) dhe ato vendase konfirmojnë se Shqipëria vijon të mbetet një oazë i patrazuar i pastrimit të parave të pista.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.

Në vitin 2020, Shqipëria është rikthyer në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Evropës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në raportin e fundit të Drejtorisë Parandalimit të Pastrimit të Parave, dorëzuar në Kuvend, thuhet se gjatë vitit 2021 janë konstatuar 1600 raste të dyshimta pastrimi parash, gati 200 raste më shumë se në 2020-ën.

Transportimi i parave të pista të politikanëve, kokave të krimit dhe oligarkëve në Hong Kong, Singapor dhe parajsa fiskale, tashmë do të jetë më i sigurt, por a po futet edhe Kosova në këtë valle, dyshimet janë të mëdha, pasi që oligarku Samir Mane, po synon blerjen e një banke edhe në Kosovë, ashtu siç bëri edhe në Shqipëri vite me parë dhe ku po e shkatërron sistemin bankar së bashku me biznesmenin kontrovers Edmond Leka.

Për herë të parë, institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare kanë identifikuar në një raport sekret, biznesmenët kontrovers dhe oligarkët të cilët i ndryshojnë edhe ligjet e shtetit, si një nga linjat e lëvizjes së parave të pista, produkt i trafikut të drogës, prostitucionit, korrupsionit, plaçkitjeve të dhunshme, skemave piramidale dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Samir Mane, i cili ka kapur qeverinë shqiptare, bregdetin dhe tregjet kyçe, ku tani ai ka shtri rrjetin e tij edhe në Kosovë, ka blerë një avion privat, të cilin e ka parkuar në Rinas.

Charteri i Samir Manes ka krijuar polemika mes biznesmenëve sa i përket vlerës së tij. Disa kanë vënë bast se kushton mbi 100 milionë euro, disa të tjerë, që e kanë parë nga afër kanë deklaruar me bindje se kushton mbi 150 milionë euro, të tjerë thonë se kushton më pak se sa 100 milionë euro. Gjithsesi, një udhëtim me charter kushton rreth 50 mijë euro.

Po çfarë i duhet avioni privat oligarkut Samir Mane, i cili i ka kthyer vilat dhe resortet në bazën kryesore dhe më të madhe për kokat e krimit, vrasësit me pagesë, bosët e drogës, kapotë e prostitucionit, tritol vënësit dhe kartelin e pastrimit të parave në Shqipëri, ku ai tani synon ta përdor edhe Kosovën përmes bizneseve të tij atje, ku lidhjet e tij me krahun e luftës janë të forta, dhe pikërisht edhe investimi i tij është bërë në Drenicën ku flet edhe lidhja e tij me njërin nga ish ambasadorët e Kosovës në Shqipëri.

Me charterin e tij Mane do të shëtisë pushtetarët e korruptuar të te gjithë krahëve, të cilët i përdor për të favorizuar bizneset e veta, përmes vendimmarrjeve kundër interesit publike, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe me gjerë.

Liria e tij e lëvizjes behet edhe me e lehtë, kur ai posedon edhe një pasaporte diplomatike si Konsull Nderi i Tajlandës në Shqipëri.

Do të shëtisë gazetarë të shitur dhe me vila, pseudo-Vipa, komedianë sharlatanë, analistë oligarkësh dhe sidomos kokat e krimit në Shqipëri, të cilët i përdor për larje hesapesh, mbrojtje dhe grabitjen e pronave në bregdet etj.

Megjithatë, funksioni kryesor i charterit pritet të jetë dërgimi i parave të pista të politikanëve, oligarkëve dhe njerëzve të krimit në parajsa fiskale, në bankat e Qipros, Zvicrës dhe sidomos në Singapor dhe Hong Kong, dy qendra ku Samir Mana po pastron pasivisht para.

Si u përdor Linda Rama për të mbuluar operacionin bankar të Samir Manes?

Emri i Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit, ka qenë kolona zanore e çdo diskutimi publik në Shqipëri sa i takon sektorit bankar.

Zonja Rama është lakuar për pjesëmarrjen e saj në bordin e ABI-Bank, në kontekstin e dyshimeve mbi mënyrën si u licencua kjo bankë me origjinë offshore, apo dhe më tej dhe akuza të paqarta për ‘fonde ruse’.

Por ndërsa Linda Rama dhe ABI-Bank kanë dominuar tekstet e reagimeve politike ose shkrimeve në media, një operacion tepër delikat bankar ishte realizuar ndërkohë.

Në Gusht të vitit 2018, “Tirana Bank” njoftoi marrëveshjen-në parim, për shitjen e aksioneve të saj drejt grupit të biznesit Balfin te oligarkut Samir Mane (joint-venture me Komercalnija Bank, Maqedoni).

Po kush po e lune rolin e kumbarës në Kosovë për Samir Mane i cili po synon tregun bankar atje?

Vazhdon…

/Lupa.al/

Go to TOP