Nëna e dy fëmijëve rrëfen për jetën që po e bën në bunker në qytetin e Mariupolit

Oksana Suslenko nga Ukraina, nënë e dy fëmijëve, ka folur për përvojën e saj duke jetuar në bunker me djemtë Nikita 4-vjeç dhe Antryem, 11.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, civilët janë detyruar që të strehohen nëpër bunkerë dhe strehimore të modifikuara.

Por këto hapësira çdo ditë e më shumë po shndërrohen në spitale, ku po trajtohen të plagosurit nga sulmet e ushtrisë ruse – që nuk po zgjedhin duke qëlluar gra, fëmijë e pleq.

Suslenko thotë se bashkëshorti i saj është një prej shumë ukrainasve që akoma po e mbron qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Gjithçka është keq. Nuk ka ujë dhe ushqim”, thotë kjo grua nga qyteti port i cili prej fillimit të pushtimit rus ishte cak i vazhdueshëm i sulmeve ajrore. 


Go to TOP