Kosova synon anëtarësim të shpejt në Kartën e Adriatikut

Aleanca Veri-atlantike mbetet qëllimi i madh. Por anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon plotësim të disa parakushteve, për çka dikasteri i mbrojtjes ka ndezur motorët. Një ndër to, nisma rajonale ShBA – Karta e Adriatikut.

Për të marrë statusin e anëtarit të rregullt nga ai vëzhgues, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një plan 5 pikësh për t’i kontribuuar procesit.

Promovimi dhe zbatimi aktiv i detyrave të FSK-së është parësorja, siç tregon Seferi Isufi, shef i komunikimeve strategjike në  Ministrinë e Mbrojtjes, derisa synohet edhe bashkëpunimi me shtetet partnere në atë që njihet si “Smart Defense”.

Go to TOP