FC Liria bëhet me pronar të ri

Klubi nga Prizreni FC Lira, është bërë me pronar të ri, pasi në thirrjen publike për ta blerë klubin, janë paraqitur dy oferta, teksa fitues ka dalur Rahman Kiqe, që preznatoi projektin e tij 10 vjeçar, duke fituar përball kanditatit tjetër Agim Buduri.

Vendimi për marrjen e pronësisë së klubit të Lirisë nga Kiqe u bë i ditur në konferencën per media në prezencën e komisionit prej gjashtë anëtareve.

Teksa krahas komisionit, në këtë proces morri pjesë edhe Mirsad Çollaku , anëtar i komitet ekzekutiv të FFK-së si dhe kryetar i lidhjes rajonale të futbollit në Prizren.

Rahman Kiqe ndryshe është edhe themelues i kompanisë, KA- Sportmanagment që menaxhon disa futbollist.

Me ardhjen e pronarit të ri, klubi nga Prizreni synon që ti kthehet superligës, pas disa viteve mungesë.

Go to TOP