Vlora Çitaku tregon “punën më të mirë” që e ka bërë Qeveria Kurti

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, është pyetur mbrëmë në një intervistë se cila është puna më e mirë që ka bërë Qeveria Kurti qe një vit qeverisje.

Sipas saj, puna më e mirë e kësaj qeverie është “demaskimi i vetes”.

Çitaku thotë se partia në pushtet tek tash i ka kuptuar kufijtë e qeverisjes.

“Puna më e mirë që e kanë bërë është që e kanë demaskuar veten, sepse kanë mbjellë shpresa shumë të mëdha dhe tani kanë kuptuar kufijtë e qeverisjes”, ka deklaruar ajo për Prive.

Go to TOP