Liverpool një hap larg gjysmëfinales
U luajtën mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Manchester City arriti të thyente “bunkerin” Atletico duke fituar me rezultatin minimal 1-0 në “Etihat Stadium”.
Që në minutën e parë, miqtë nga Madridi, me urdhër të Diego Simeone, qëndruan pas dhe u mbrojtën me të 11 lojtarët. Dukej se kjo do t’u sillte rezultate për të disatën herë.
Në pjesën e parë madrilenët neutralizuan plotësisht sulmet e Qytetarëve, ndërsa në të dytën “gabuan” vetëm një herë kur u shënua dhe goli.
Golin për skuadrën angleze e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 70-të, pas asistit fantastik të Phil Foden.
Në sfidën tjetër, Liverpool triumfoi kundërs Benficas me rezultatin 3-1 në transfertë, duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të Champions.
“Të kuqtë” e nisën majft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë me anë të Konate në minutën e 17-të dhe Sadio Mane në minutën e 34-rt.
E dyta nisi mjaft mirë për skuadrën portugeze që ngushtoi shifrat me anë të Nunez në minutën e 49-të. Ky gol krijoji përshtypjen se Benfica do të kërkonte më shumë nga kjo sfidë, por vetëm kaq pasi në minutën e 87 Luiz Diaz çoi shifrat në 1-3 dhe mbylli çdo gjë.
