Pingpong/Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për Seniore/ë
Me 26-27 mars me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për Seniore/ë.
Me 26 mars janë paraparë të organizohen xhirot e para të garave individuale, ose faza e grupeve, si dhe garat e dhe çiftet meshkuj, femra dhe të përziera, ndërsa 27 mars do të vazhdohet me skeletin kryesor në garat individuale për meshkuj dhe femra.
Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 23 mars në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin e seniorëve kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës mbi 14 vjeçare, respektivisht siç parashihet në nenin 6 pika 3 e rregullores për sistemin e garave http://fppk.com/file/repository/Rregullorja_per_sistemin_e_garave_2022_1.pdf
Luteni që lojtarët e paraqitur t’i radhitni sipas alfabetit.
Shorti do te hidhet të enjten me 24 mars nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.
Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë. /Kosova.info/
