Kromozomi i dashurisë
Në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down.
Ndër tjerash është organizuar shitja e produkteve të punuara nga anëtarët me sindromë Down në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Aktivitetet kishin për qëllim të ngrenë vetëdijen e qytetarëve për nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down.











