Raportohet se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga Mariupoli
Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga qyteti që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Siç raporton Reuters, autoritetet lokale vlerësojnë se më shumë se 350,000 njerëz janë ende të strehuar në qytet.
Qyteti është i rrethuar nga forcat ruse dhe është përballur me bombardimet më të ashpra të konfliktit.
Reuters raporton për radhë të gjata veturash që shkojnë në veri nga Mariupoli, disa prej të cilabe kanë vendosur në xhamin e përparmë fjalën “fëmijë”të shkruar në rusisht.
Zyrtarët ukrainas thonë se banorët kanë mbetur të bllokuar në qytet nga bombardimet ruse pa ngrohje, pa energji elektrike dhe pa ujë.
