Ukraina: Është liruar kryetari i Melitopolit

Kryetari i Melitopolit, që u raportua se u rrëmbye nga forcat ruse pesë ditë më parë, është liruar, thanë këshilltarët e Presidencës ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë se ka hyrë “në një fazë të re të terroriti”, pasi Ukraina publikoi pamje që tha se ishte kryetari Ivan Dedorov, që po largohej nga forcat ruse, teksa atij i ishin mbyllur sytë.

Melitopoli ishte një prej qyteteve të para që ra nën kontrollin e forcave ruse dhe një kryetar i ri është vendosur. Qeveria ukrainase e ka akuzuar Rusinë se e ja rrëmbyer edhe kryetarin e qytetit të Dinprorudne.

Pas njoftimit për lirimin e Fedorovit, zyrtarët ukrainas publikuan video të Zeleskyt duke e thirrur kryetarin dhe duke i thënë se “më vjen mirë që dëgjoj zërin e një njeri të gjallë”.

Ndërkaq, Fedorov dëgjohet duke e falënderuar presidentin “që nuk më ke braktisur”. Ai po ashtu tha se i duheshin një ose dy ditë që ta marrë venden dhe më pas “do të jem nën komandën tuaj për të kontribuar në fitoren tonë”.

Go to TOP