Petrit Selimi: Një rezervuar i benzinës në Kosovë, 23 përqind e rrogës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili është koordinator i Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ka publikuar një grafik në të cilin tregohet se sa përqind e pagës mesatare ua shpenzon mbushja e veturës plot me derivate në Kosovë.

Selimi ka deklaruar se në Kosovë duhet shpenzuar 23% e pagës mesatare për të mbushur veturën plot.

“Në Kosovë, nëse doni ta mbushni veturën tuaj me 60 litra (plot) benzinë, duhet të paguani rreth 23% të pagës mesatare mujore!”, ka shkruar Selimi.

Go to TOP